Transmetuar më 22-01-2020, 23:29

Aktivisti i njohur Robert Skëndo paralajmëroi se do të ikë nga Shqipëria përgjithmonë.

Ai u shpreh se ka vendosur të largohet sepse nuk mund ta bëjë vendin më të mirë, duke qenë se nuk mbështetet as nga shumica e popullit shqiptar. Por në statusin e tij ka komentuar pikërisht kryeopozitari Lulzim Basha, i cili i thotë se ikja nuk është zgjidhje.

Basha që kishte emigruar dikur, thotë se kjo ishte arsyeja pse u ktheva, pasi duhet të luftojmë për Shqipërinë.

Statusi i Robert Skëndos

”Po e lë Shqipërinë së shpejti, një ike e përhershme. Është e qartë për mua që unë nuk ndaj të njëjtat vlera si mazhoranca e qytetarëve në Shqipëri. Do të doja të luftoja që gjërat të bëheshin më mirë, por s’mund t’i bëj vetëm. Më vjen keq që jam një tjetër statistikë e trashëgimisë së lidershipit të keq politik.

Komenti i Lulzim Bashës

“Robert, ikja nuk është zgjidhje! Bashkë duhet të luftojmë për vendin. Për Shqipërinë tonë. Kjo është arsyeja pse u ktheva dhe unë, pikërisht për këtë! Mos u largo. Le të bashkojmë forcat në këtë betejë për Shqipërinë! Të ftoj të takohemi!”

NOA.al