Transmetuar më 22-01-2020, 23:13

Qyteti i Vlorës ka qenë edhe mbrëmjen e sotme në kontrollin e plotë policor.

Prej 24 orësh efektivë të drejtorisë vendore të policisë Vlorë, forcat RENEA dhe FNSH kanë ushtruar kontrolle të mjeteve në qytetet e këtij qarku.

Kontrollet pas mbrëmjes së djeshme këtë të mërkurë janë përqëndruar në rrugët kryesore të qytetit të Vlorës.

Kontrollet të shumta ka pasur në akset rrugore kryesore si rruga Transballkanike, Bulevardi i ri i Vlorës apo Lungomare. Në mesditë kanë qenë në njësinë administrative të Selenicës, ku janë bërë krehje të zonës.

Në mbrëmje operacioni u shtri edhe në Sarandë.

Janë ushtruar kontrolle për persona të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale si dhe personave që dyshohet se merren me trafik droge në këtë qark./NOA.al