Ndahen me vonesë 6 çmimet Kombëtare të Letërësisë, mes fituesve Mimoza Hafizi dhe Enkel Demi
Transmetuar më 22-01-2020, 22:57

Ministria e Kulturës organizoi eventin e ndarjes së çmimeve kombëtare të Letërsisë për vitin 2018, edhe pse një vit me vonesë, duke dhënë gjashtë çmime.

Në krye të jurisë ishte Alda Bardhylin.

Ministria dha gjashtë çmime për kategori të ndryshme, në nderim të krijuesve të vitit 2018.

Ish-deputetja dhe Fizikantja Mimoza Hafizi me veprën "Pika Trëndafil” fitoi çmimin e parë për “Letërsinë për të rinjtë dhe fëmijë”.

Romani më i mirë për 2018 është “Gurët e Vetmisë” nga Tom Kuka, pseudonim i përdorur nga shkrimtari dhe gazetari Enkel Demi.

Tregimi më i mirë u vlerësua “Për vajzat nga Parisi” i autorit Roland Gjiza.

Ndërsa trofeun për përkthimin më të arrirë e mori Luan Topçiu, “Shtëpia me brisqe rroje”.

Në kategorinë e poezisë fitues ishte Hafzi Nela, me “Vepra poetike e Plotë”.

Fitues simboli i Eseistikës u shpall shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili nuk ishte i pranishëm.

/NOA.al

Loading...
Loading...