Transmetuar më 22-01-2020, 20:59

Koronavirusi i Kinës mund të ketë të njëjtën shkallë vdekjeje si pandemia e gripit spanjoll, që vrau 50 milion njerëz.

Virusi vdekjeprurës i Kinës, i sapo-përhapur, mund të ketë të njëjtën shkallë të vdekjes si gripi spanjoll, ka paralajmëruar një ekspert.

Vdekjet nga virusi i ri shkuan në 17 deri tani, por janë edhe me qindra raste të konfirmuara, duke rritur ndjeshëm frikën e përhapjes.

Lloji koronavirus i panjohur më parë si grip, besohet të ketë dalë nga një treg kafshësh në qytetin qendror Wuhan të Kinës.

Pandemia e gripit spanjoll të vitit 1918 konsiderohet gjerësisht si "më vdekjeprurëse në histori" dhe besohet se infektoi rreth 500 milion njerëz në të gjithë botën, duke vrarë midis 20 dhe 50 milion njerëz.

Zyrtarët kinezë kanë konfirmuar 440 raste të koronavirusit – 2019-nCoV – deri më tani, ku edhe janë shënuar 17 të vdekur.

Bazuar në të dhënat ekzistuese, sëmundja thuhet se ka shkallë vdekjeje prej 2%. Kjo do të thotë se për çdo 50 njerëz që i prek gripi, njëri prej tyre do të vdesë statistikisht.

Për ta krahasuar atë, në raste të zakonshme rreth një në çdo 1.000 që i prek gripi vdes, duke i dhënë asaj një normë vdekjeje prej 0,1%.

"Kjo normë e vdekjes [2019-nCoV] mund të jetë 2%, e ngjashme me gripin spanjoll," tha profesori Neil Ferguson nga Imperial College London.

Profesori Peter Horby nga Universiteti i Oksfordit theksoi se vlerësimet e vdekjeve bazohen në "të dhëna klinike rreth rasteve në spital".

Për ata që janë në spital, "15% -deri-20% janë raste të rënda", të përcaktuara si nevojë për ventilim./NOA.al