Transmetuar më 22-01-2020, 19:39

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për pamjet filmike ku konsumon kokainë një person.

Thuhet se është kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, i cili ka mohuar duke thënë se është montazh.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Bardhi thotë se është koha që SPAK të vendosë para përgjegjësisë "Edi Ramën e Bulqizës".

"SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të stukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën", shkruajti Bardhi duke theksuar se SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë. /noa.al