Transmetuar më 22-01-2020, 19:28

Një pacient kinez i ka shpëtuar virusit vdekjeprurës falë kujdesit të mjekëve në Wuhan.

23-vjeçari i njohur me mbiemrin Huang shkoi me urgjencë në spital sepse kishte dhimbje të fortë koke, marramendje dhe rënie të fuqisë.

Ai ishte infektuar me virusin dhe arriti të shërohej pas tre ditësh mjekimi në një spital lokal. Simptomat e tij i ngjanin ftohjes, tha Huang për mediat lokale.

Të paktën 17 persona, të gjithë në Kinën qendrore kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës dhe më shumë se 500 të tjerë janë infektuar.

"Unë u shërova më shpejt sepse jam i ri. Unë jam vetëm 23 vjeç. Kam pasur ethe në mënyrë të përsëritur nga 28 dhjetori dhe 2 janari dhe u trajtova i izoluar nga të tjerët. Mjekët nuk ekspozuan asnjë pëllëmbë të vetme të lëkurës dhe u mbështollën fort," tha ai për gazetën kineze "Pear".

Qeveria Wuhan ka urdhëruar gjithë banorët që të mbajnë maska për fytyrën në vendet publike.

Pesë vende dhe rajone të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Tajlandën, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Britaninë kanë raportuar raste të pacientëve me këtë virusit. /a.m/noa.al