Transmetuar më 22-01-2020, 16:55

Gjatë qëndrimit në Izrael, Presidenti Ilir Meta u takua me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Në bisedë, Meta e falenderoi homologun belg për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në javët e ardhshme, Presidenti Radev do vizitojë Tiranën, ku do të konfimohen marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrimin euroatlantik të vendit tonë, duke nënvizuar se  “besojmë fuqishëm në qëndrimin mbështetës të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në Samitin e Zagrebit, në maj të këtij viti”.

Presidenti Meta dhe Presidenti Radev u dakordësuan se nxitja e projekteve për Korridorin 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve.