Transmetuar më 22-01-2020, 16:37

Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, u mbyllën shkollat në disa zona të Shqipërisë për shkak të dëmeve në godina.

Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur do të zëvendësohen ditët e bëra pushim në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut, Krujës, Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës.

Duke nisur nga 25 janari deri më 28 mars, do të ketë shkollë edhe ditëve të shtuna.

Në urdhrin e firmosur nga ministrja Besa Shahini thuhet që në shkollat e Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 29 shkurt dhe 16 mars.

Ndërkohë, në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut dhe Krujës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 15 dhe 29 shkurt, 16 dhe 28 mars./noa.al