Transmetuar më 22-01-2020, 14:47

Elvana Gjata humbi fitoren e festivalit të RTSH-së, por mund të jetë pjesë e Eurovision duke përfaqësuar një shtet tjetër.

Në rrjetin social Twitter, kanë nisur spekulimet që Elvana të përfaqësojë shtetin San Marino dhe shumë fansa e kërkojnë këtë gjë.

Duke qenë një shtet shumë i vogël, San Marino merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në Eurovision.

Nuk dihet ende nëse aludimet kanë një bazë të vërtetë, apo kënga "Me tana" do të jetë në festivalin europian këtë vit.

Pas festivalit të RTSH-së, ku fitoren e mori Arilena Ara me këngën "Shaj" dhe pati shumë polemika që e meritonte Elvana./a.m/noa.al