Transmetuar më 22-01-2020, 14:36

Qëndroi me duart kryq duke parë të fejuarin teksa rrihte djalin e saj! 49-vjeçari amerikan Rysheim Smith, u shpall fajtor për vrasjen brutale të 6-vjeçarit Zymere Perkins, në 26 shtator 2016 në New York.

Sipas hetuesve, nëna e fëmijës, Geraldine Perkins, 29 vjeçe, edhe ajo nën hetim, jo vetëm që pa dhunën e ushteruar ndaj djalit pa ndërhyrë, por menjëherë pas kësaj, shkoi në tualet për tu lyer.

49-vjeçari e rrahu të miturën me bishtin e fshesës, ndërsa më tej e detyroi që të bënte dush të ftohtë dhe më pas duke e qëlluar me grusht, bëri që të humbte ndjenjat, para syve të nënës së tij.

Zymere kishte kryer nevojat personale në sallon, dhe njerku i tij ishte inatosur, duke e shfryrë gjithë mllefin mbi fëmijën.

Vetëm në momentin që fëmija humbi ndjenjat, u dërgua në spital, por aty mjekët e deklaruan të vdekur, shkruan noa.al.

Nga autopsia e kryer në trupin e të miturit, u konstatuan 30 kocka të thyera dhe djali  ishte nën peshë, ose thënë ndryshe sa një fëmijë 4 vjeç. Ndër të tjera ai e kishte trupin gjithë shenja dhe gërvishtje. /a.y/noa.al