Transmetuar më 22-01-2020, 14:08
Foto ilustruese

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Euro 2020”, ka vënë në pranga dy persona, të kapur me para false.

Të arrestuarit janë U. M., 19 vjeç dhe N. P., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Dy të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe në vende të ndryshme të kryeqytetit, kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska.

Ata u arrestuan mbrëmjen e kësaj të marte, në kushtet e flagrancës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy aparate celular dhe kartëmonedha të falsifikuara.

Ndaj dy të rinjve, hetimet janë vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al