Transmetuar më 22-01-2020, 13:49

Një foshnjë vetëm 2 muajshe gjeti vdekjen nga mbidoza e drogës, pasi u ushqye me gji, nga e ëma, e cila kishte varësi ndaj lëndëve narkotike.

36-vjeçara amerikane Ashlee Rans kishte marrë Anfetaminë dhe Metamfetaminë, para se të ushqente të bijën, duke bërë që vogëlushja të kalojë në mbidozë. E mitura nisi të ndihej keq teksa ndodhej në shtëpi me nënë e saj në Plymouth, të kontesë së Marshall, në shtetin e Indiana.

Kur ndihma e shpejtë mbërriti në apartament, mëngjesin e kësaj të diele, vogëlushja Nevaeh, ishte e pajetë. Gruaja kujton se u zgjua me vajzën e vdekur në krahë, duke hedhur dyshime se mund ti kishte zënë frymën në krevat, pa dashje në gjendje gjumi.

Por nga analizat e kryera, rezultoi se vogëlushja kishte gjetur vdekjen nga mbidoza e drogës, së marrë nga nëna e saj, shkruan noa.al.

Pikërisht për shkak të moshës së vogël dhe sasisë së lëndës narkotike të marrë, vogëlushja gjeti vdekjen. E vënë përballë akuzës së vrasjes, Ashlee Rans rrezikon 20 deri në 40 vite burg. /a.y/noa.al