Transmetuar më 22-01-2020, 13:15

Paketa e shumëkontestuar e “anti-shpifjes”, ka përfunduar në duart e Komisionit të Venecias.

Kërkesa vjen nga Komiteti i Monitorimit, strukturë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që monitoron dhe ndihmon vendet anëtare të Këshillit të Evropës të përmbushin premtimet e tyre për të mbështetur standardet më të larta demokratike dhe të të drejtave të njeriut.

KiE shprehet se ”Antishpifja” shqiptare që promovoi fort Rama si plan efektiv kundër fake news, nuk përputhet me standardet europiane për lirinë e mediave.

Në muajin mars do të shqyrtohen të dyja ligjet që përmbajnë këtë paketë dhe ky fakt është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias.

Po ashtu në të njëjtin muaj “Venecia” do të shqyrtojë edhe kërkesën e Presidentit Ilir Meta, lidhur me zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sakaq në mbledhjen e ditës së sotme Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi dekretin e kreut të shtetit, për mediat elektronike, pjesë e paketës “Anti-shpifje”.

Sipas Partisë Socialiste, argumentet e Presidentit nuk janë të qenësishme. /a.y/noa.al