Transmetuar më 22-01-2020, 13:02

Mbi 5% e rasteve të tumorit në fshikëz në Europë, ose thuajse 1 në 20, është i lidhur me produktet kimike që gjenden tek uji në rubinet, në një total pre 6561 rastesh në vit në 26 vende të kontintentit.

Është kjo ajo që thuhet në një studim të publikuar në revistën shkencore ‘Environmental Health Perspectives’, prej nga del se një përqendrim i madh mikororganizmash, ose 100 mikrogramë për një litër ujë.

Studimi i kryer nga studiuesit e ‘Barcelona Institute for Global Health’, analizoi të dhënat nga viti 2005 deri në vitin 2018. Niveli maksimal i këtyre elementëve është zbuluar në nëntë vende, më konkretisht në Britaninë e Madhe, Spanjë, Qipro, Estoni, Hungari, Irlandë, Itali, Poloni dhe Portugali.

Studiuesit arritën në konkluzionin se kanceri në fshikëzën e urinës, është i lidhur ngushtë me nivelet e trilometanit, element i pranishëm në ujin e rrubinetit.

Nga të gjithë shtetet Qipro ka përqindjen më të lartë të substancave kimike, shkruan noa.al.

Drejtuesi i studimit Manolis Kogevinas, thotë se “Në disa shtete ka nevojkë për trajtim më të mirë të ujit që vjen në rubinet, pasi përqindja e të prekurve nga tumori në fshikëz, mund të vijë në rritje”. /a.y/noa.al