Transmetuar më 22-01-2020, 12:47

Një person është vënë në prangat e policisë pas dhunës gjatë ndeshjes Skëndërbeu-Partizani.

Policia e Korçës thotë se i dyshuar se kreu veprime të dhunshme gjatë ndeshjes së futbollit Skëndërbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Skënderbeu”, është arrestuar një person dhe një tjetër është vënë nën hetim.

Kështu është vënë në pranga V. K., 54 vjeç, banues në Korçë, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj I. J., 17 vjeç, banues në Korçë.

Dy të dyshuarit, gjatë ndeshjes së futbollit Skëndërbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të dhunshme duke thyer stolat e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, si dhe kanë prishur qetësinë publike duke hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al