Transmetuar më 22-01-2020, 12:10

Mbrëmjen e 19 janarit, në zonën e Alliasit dy persona hynë në vilën e Petrit Lazes dhe Afërdita Lazes për të grabitur, por kur u përballën me ta, u përleshën dhe i plagosën me armë, në sy të vajzës së tyre 17-vjeçare.

Teksa nga ngjarja mbeti i plagosur në bark dhe iu nënshtrua një operacioni, pas daljes nga faza kritike, 61-vjeçari është marrë në pyetje nga policia.

Ai ka thënë se kanë qenë dy persona të veshur me të zeza dhe me dy armë në duar, ata të cilët iu kanë hyrë në shtëpi.

Laze ka thënë se dëgjoi zhurmën e hapjes së derës dhe doli për të parë, kur u përballë me dy të rinj të gjatë dhe të maskuar, të veshur me pallto të zeza.

Sipas tij, njëri kishte pistoletë në dorë dhe tjetei një armë më të gjatë.

“Më kërkuan lekët ‘Ku e keni kasafortën?’. Në dorë mbanin një ngjitës natriban dhe u turrën të më lidhnin. U përleshëm dhe më qëlluan. Pastaj qëlluan dhe Afërditën”, ka thënë Laze.

Ai shton se nga ulërimat e tyre për ndihmë, grabitësit u larguan me shpejtësi.

Teksa dyshohet se një person ruante jashtë vilës, dy të tjerët që hynë në banesë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim policia.

Njëri prej tyre është banor i Alliasit në një lagje me çiftin Laze, person me precedent penalë. Ndërsa tjetri, ishte një i njohur i bashkëshortëve, i cili punonte në dyqanin e bukës të cilin çifti kishte në pronësi në katin e parë të vilës.

Policia ka ushtruar kontroll në banesat e të dyshuarve, por nuk i ka gjetur, teksa dyshohet se ka qenë punëtori i çiftit Laze ai që ka dhënë informacion mbi mënyrën si të hynin në banesë. /a.y/noa.al

Plagosja e çiftit gjatë grabitjes, dy të dyshuarit e shpallur në kërkim, i kishin të njohur

"Lekët, lekët", flet gruaja që u plagos nga grabitësit: Dëgjuam zhurma dhe vajzën që bërtiti