Transmetuar më 22-01-2020, 09:45

Kuvendi hap dyert ditën e sotme për gjithë ata që duan që ta vizitojnë.

Në kuadrin e veprimtarive për festimin e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, sot, më datë 22 janar, nga ora 10:00-20:00, në sallën e seancave plenare të Kuvendit, do të jetë “Dita e Dyerve të Hapura”.

Gjatë kësaj dite vizitorët mund të ndjekin dokumentarin “100 Vjet Parlamentarizëm Shqiptar”.

Gjithashtu mund të njihen me botimet dhe do të shpërndahen artikuj sensibilizues çanta, bluza, stiloapsa etj., të prodhuar enkas për këtë veprimtari. /a.y/noa.al