Transmetuar më 21-01-2020, 21:37

Shqipëria shpesh dallohet për paradokset e saj.

Shpesh qentë e policië dalin të paaftë. Së fundmi policia pretendon se ka qen, po nuk ka drogë për t’i stërvitur dhe për t’i pasur në dispozicion në aksionet e saj anti-drogë.

I tillë ishte shqetësimi apo kërkesa që Ministria e Brendshme me të cilin i është drejtuar organit qendror të akuzës.

Ministria e Brendshme dhe Policia deklarojnë se në aksionet e tyre kapen dhe sekuestrohen sasi të mëdha lëndesh narkotike në të gjithë vendin.

Por serish policia ankohet se nuk ka drogë për të trajnuar qentë e sherbimit policor.

Vetë ministria ka paraqitur një shqetësim në Prokurorinë e Përgjithshme se nuk kanë sasi të mjaftueshme për të stërvitur qentë e tyre antidroge.

Bazuar në këtë shqetësim për nevojat e Institutit të përgatitjes së qenve të policisë, strukturë e  Ministrisë së Brendshme, përmes një shkrese të siguruar nga Abc Neës, Prokurori i Përgjithshem Olsian Çela i është drejtuar në dhjetor  të vitit të shkuar prokurorisë së Elbasanit për t’i kerkuar bashkëpunim për informacion mbi sasitë e drogës së sekuestruar si prova.

“Drejtuesit e prokurorisë të mbajnë komunikime me strukturat e policisë, për t’i informuar mbi çështje të dërguara në gjykatë ku janë sekuestruar lëndë narkotike”, – shkruhet në shkresën e firmosur nga kryeprokurori Olsian Çela.

Nuk dihet nëse ky është një urdhër që kryeprokurori ua ka drejtuar të gjitha prokurorive , apo vetëm asaj të Elbasanit. Qarku i Elbasanit është një nga pikat e nxehta të trafikut të lëndëve narkotike në vendin tonë, por edhe një nga qarqet më problematike të botës së krimit.

/NOA.al