Transmetuar më 21-01-2020, 21:23

Kohët e fundit, kanceri është një prej shkaktarëve kryesorë që ka rritur numrin e vdekjeve. Për një pjesë të madhe, mjekët nuk kanë arritur të gjejnë dot kurën, si pasojë e së cilës nuk i është shpëtuar dot jeta pacientëve.

Por shkencëtarët e Universitetit Cardiff në MBretërinë e Bashkuar, thonë se kanë gjetur një metodë që mund të vrasë kancerin e prostatës, gjirit, mushkërive dhe të tjera.

Megjithatë, gjetjet e publikuara në "Nature Immunology", nuk janë testuar ende te pacientët. Ekspertët thonë se ka ende punë për ta përfunduar, por ndihen të kënaqur për gjithçka kanë arritur deri tani raporton BBC.

Mjeku Andrew Sewell tha se sistemi ynë imunitar mund të luftojë kundër sëmundjes së keqe dhe të sulmojë qelizat kanceroze. Ata gjetën qelizën "T" brenda gjakut të njeriut, e cila është një qelizë imune që mund të skanojë trupin për të vlerësuar nëse ekziston një kërcënim që duhet të eliminohet.

"Ekziston një mundësi që të trajtohen pacientët. Më parë, askujt nuk ia merrte mendja se kjo mund të realizohej", tha Andrew Sewell për BBC.

Si funksionon

Qelizat T kanë "receptorë" në sipërfaqen e tyre që i lejojnë të tjerët të "shohin" në një nivel kimik.

Ekipi i Cardiff zbuloi se mund të vriste një gamë të gjerë qelizash kanceroze në laborator, përfshirë qelizat e mushkërive, lëkurës, gjakut, zorrës së trashë, gjoksin, kockën, prostatën, vezoren, veshkat dhe qafën e mitrës.

Pjesa më me rëndësi është se nuk i prek indet normale.

Publikimi i universitetit Cardiff

Raporti i BBC