Transmetuar më 21-01-2020, 21:07

Gjendja juaj ekonomike është rezultat i zgjedhjeve që bëni, pavarësisht nga paga që mund të keni. Është në dorën tuaj që të jeni të varfër ose të pasur financiarisht.

Ekzistojnë disa zakone të këqija që i bëjnë paratë "të zhduken si me magji", por ka mënyra se si ta shmangni dhe janë këto më poshtë, të cilat mund t’ju pasurojnë.

1.Kurseni

Warren Buffett, një nga investitorët më të mëdhenj në botë, me një pasuri me vlerë rreth 84.8 miliardë dollarë, dhe gjithashtu i treti më i pasur në botë, ka dhënë shumë këshilla të kursimeve dhe një nga ato që tërheq vëmendje është: "Hani mëngjesin në shtëpi dhe drekën në punë."

Ndonjëherë, edhe nëse jeni në gjendje të merrni ushqim në punë, ju pëlqen të shpenzoni jashtë, gjë që ul të ardhurat dhe shkatërrojnë ekonominë. Mund t’ju duket e vështirë, por kursimet janë të rëndësishme dhe duhen përcaktuar për qëllime të caktuara, pavarësisht nëse bëhet fjalë për të grumbulluar pasuri, për të blerë një telefon të ri celular ose një shtëpi.

2.Mos mendoni se jetoni vetëm me rrogë

Për Jack Ma, "Nëse vendosni banane dhe para, para majmunëve, ata do të zgjedhin banane sepse nuk e dinë se paratë mund të blejnë shumë banane." Në përgjithësi, kur ofrohet punë dhe biznes, pjesa më e madhe zgjedh punë sepse nuk e dinë që një kompani sjell të ardhura më të mëdha se paga mujore.

Sipas Robert Kiyosaki, autori i bestsellerit "Baba i pasur, baba i varfër", një nga arsyet pse të varfërit janë të varfër është sepse nuk janë të trajnuar të njohin mundësinë e sipërmarrësit. Me pak kursim, investoni në diçka që rrit të ardhurat mujore dhe mos u bazoni vetëm tek rroga.

3.Shmangni jetën me borxhe

Warren Buffett në këshillën e tij thotë: "Nëse doni të arrini milionin tuaj të parë, shmangni borxhin e panevojshëm".

Imagjinoni nëse duhet të punoni dhe të prisni pagën për të shlyer borxhin. Atëherë çfarë avantazhesh ka këtu?  Shmangni jetën me borxhe, kujdesuni për të analizuar atë që është e rëndësishme tani dhe çfarë është e nevojshme.

Në ekonomi, ekziston kostoja e mundësisë, që do të thotë sakrificë për diçka që na pëlqen ose jo për të arritur atë që duam.

Këshilla është: nëse doni të merrni një kredi, mundohuni ta shlyeni me pagën mujore, jo me borxh që ia merrni dikujt tjetër.

Përpiquni të jeni të organizuar, shmangni shpenzimet e panevojshme, trajtoni jetën tuaj personale financiare si një kompani, ku regjistroni të ardhurat dhe shpenzimet tuaja./a.m/noa.al