Transmetuar më 21-01-2020, 19:45

Hetimi Tatimor i Tiranës do të zhvendoset në Fier për kontrollin e subjekteve.

50 inspektorë të Tatimores Tiranë do të zëvendësojnë kolegët e tyre në Fier për një periudhë të pacaktuar.

Ndërkohë, këta të fundit do të zhvendosen në Elbasan. Siç raporton "Shqiptarja", kjo taktikë kërkon që të rrisë kontrollet dhe efikasitetin e kësaj strukture ndaj subjekteve që i shmangen detyrimeve tatimore.

Në fokus të kontrolleve është përdorimi i kasave fiskale, lëshimi i kuponit tatimor, deklarimi i fuqisë punëtore, lista e çmimeve dhe mallrat me faturë. /noa.al/