Transmetuar më 21-01-2020, 15:26

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias, për t’i kërkuar sqarim mbi vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i cili shkruan në një postim në Facebook se nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit kërkesa dhe pyetjet drejtuar Venecias.

"Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij", shkruan Blushi./b.l/noa.al/