Identifikohet lideri i ri i ISIS, 5 milionë dollarë për “kokën e tij”
Transmetuar më 21-01-2020, 15:10

Shërbimet e inteligjencës perrëndimore kanë identifikuar liderin e ri të ISIS, i cili njihet si “Califf Abu Ibrahim”.

Siç shkruajnë mediat britanike, bëhet fjalë për Amir Mohammed Abdul Rahman Al Mawli Al Salbi, i njohur me emrin e luftës Haji Abdullah.

Lideri i ri i ISIS është me origjinë nga Tal Afar, në Irak dhe për “kokën” e tij janë vendosur 5 milionë dollarë shpërblim, nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Salbi u emërua në krye të ISIS, pas vrasjes në muajin tetor të liderit të mëparshëm Al Baghdadi.

I lindur në Irak, në qytetin e Tal Afar, ai është një ndër të paktët jo arabë, në drejtimin e të ashtuquajturit shtet islamik. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...