Transmetuar më 21-01-2020, 13:19

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, bën një analizë për datën 21 Janar, e cila kujton tre ngjarje të ndryshme.

Për të parin kur 100 vjet më parë, u mblodh Kongresi i Lushnjës, ai thotë se na nderon, për të dytin në vitin 2006, kur u nda nga jeta ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugoa, thotë se na dhemb, ndërsa për të tretin e vitit 2011 kur u vranë katër protestues në bulevard, shprehet se na turpëron.

“21 Janarët! I pari na nderon. 100 vjetori i Kongresit të Lushnjes është dëshmi e maturisë politike të njerëzve të mençur që ditën të bëhen bashkë për fatet e Shqipërisë në momente kritike.

I dyti na dhemb. Pasi lidhet me ndarjen nga jeta të Ibrahim Rugovës, në 2006-ën. Personalitetit që udhëhoqi rezistencën ndaj Serbisë e që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës.

I treti na turpëron. Sepse më 21 Janar 2011, shteti vrau 4 protestues të pafajshëm dhe drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj”, shkruan Bushati. /a.y/noa.al

21 Janari, familjarët dhe përfaqësues të mazhorancës vendosin lule në vendet ku u vranë 4 protestuesit