Transmetuar më 21-01-2020, 11:45

Ndër shumë ushqime të rekomanduara janë edhe specat. E kuqe, jeshile ose e verdhë, ato janë pjesë e ‘Solanaceae’, e njëjta familje me domate, patate dhe patëllxhanë. Ato janë shumë të shijshme dhe me kalori  të ulët. Në 100 g speca siguroni një mesatare prej 30 kcal, ato jeshile sigurojnë vetëm 20 kcal.

Ato gjithashtu kanë një sasi të shkëlqyeshme të ujit. Mesatarisht 92% e peshës është e përbërë nga uji. Kjo veçori i bën specat e freskëta një perime rehidratuese.

Karakteristikat e dobishme – Këto perime njihen gjithashtu si remineralizues: të konsumohen të freskëta ato janë një burim i mirë i kaliumit dhe magnezit, janë një minierë e luteolinës, një polifenol që mbron veprimtarinë dhe kujtesën e trurit.

Perimet e pjekura janë të pasura me vitamina- E konsiderueshme është edhe marrja e vitaminave, veçanërisht ato të grupit B, vitaminës A dhe vitaminës C dhe karotenoideve.

Këshilla për tretjen – Shumë prej jush ndodh që të mos e kenë të lehtë të tretin specat. Sipas këshillave të ekspertëve, ekziston një mënyrë për të mos hequr dorë nga specat. Në fakt, mund të ndihmoni tretjen duke eleminuar lëkurën dhe farat./b.l/noa.al/