Transmetuar më 21-01-2020, 09:40

Këtë të martë 21 Janari mbushen nëntë vite nga vrasja tragjike e katër protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në 21 Janar 2011 në protestën e thirrur nga lideri i opozitës së asaj kohe, Edi Rama, mbetën të vrarë me armë zjarri protestuesit, Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda.

Si fajtorë për ngjarjen Gjykata e Tiranës, dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo.

Një vit më parë katër të vrarët u shpallën “Dëshmorë të atdheut”, teksa familjarët e tyre kërkojnë drejtësi.

Ndërkaq, familjet e “Dëshmorëve të Atdheut” gëzojnë nderim e përkrahje të veçantë nga shteti. Ato përfitojnë shpërblim financiar mujor. /a.y/noa.al