Parashikimi i motit, e martë 21 janar 2020
Transmetuar më 21-01-2020, 08:43

Moti i qëndrueshëm dhe me diell do të shoqërojë ditën e sotme territorin shqiptar, ku në zonat malore do të ketë vranësira të herë pas hershme.

Sipas MeteoAlb, pasditja do të rikthejë kthjellime në të gjithë Shqipërinë të cilat do të na shoqërojnë dhe gjatë mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat nga -5°C në 13°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2  ballë./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...