Transmetuar më 20-01-2020, 19:39

Një ministri e re në kabinetin qeveritar ka lënë në këmbë ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Gjatë seancës së sotme parlamentare, u vu re se Arben Ahmetaj, i cili është ministër i Rindërtimit kishte zënë karrigen e tij. Administrata kishte harruar të shtonte një karrige më shumë, prandaj Sandër Lleshaj nuk kishte ku të ulej.

Menjëherë u zgjidh ky problem, por karrigia që erdhi ishte më e ulët se e kolegëve. Myslim Murrizi e vuri re këtë detaj dhe e përmendi sapo mori fjalën duke mos lënë pas faktin që kompania e Agim Kajmakut, i cili është në kërkim, fitoi një tender nga Ministria e Brendshme.

"Në këtë kuadër tenderi, shtoni një karrige aty se keni shtuar ministrat. Nuk më erdhi mirë që i keni ndërruar karrigen ministrit të Brendshëm. Nesër është 100 vjetori i Parlamentit shqiptar. Kongresi i Lushnjes e ka vendin e nderit në histori prej 100 vitesh. Ata burrat nuk kanë nevojë t’i vlerësojmë ne, kanë ruajtur këtë shtet që kemi ne sot.

Do të doja që në këtë vit tu jepnim mundësi që të vinin në këtë sallë burra dhe gra nga votat e qytetarëve shqiptarë dhe jo vemje nga xhepat e kryetarëve të partive politike", tha Murrizi./a.m/noa.al