Transmetuar më 20-01-2020, 18:57

Kina ka konfirmuar se virusi, i njohur si sëmundje e marrjes së frymës ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe po përhapet me shpejtësi tek njerëzit.

Stafi i Komitetit Kombëtar të Shëndetit të Kinës tha se 14 punonjës shëndeti e kanë hasur virusin gjatë trajtimit të pacientëve.

Dy pacientë në Kinën jugore janë diagnostikuar me virusin, të cilën e morën nga anëtarët e familjes, raportojnë mediat lokale.

Ata nuk kanë vizituar qytetin Wuhan ku është i përhapur virusi dhe besohet të ketë dalë nga një kafshë.

Marketi Huanan Wholesale Seafood Market në qytetin Wuhan është nën hetim që prej 1 janarit pasi shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë se si u shkaktua.

Thonë se është i ngjashëm me pneumoninë dhe mund të transmetohet nëpërmjet tështimës, kollës apo lëngjeve të trupit.

Rreth 222 persona kanë rezultuar pozitiv në testet e virusit, një rritje e madhe pasi më 17 janar ishin raportuar vetëm 48 persona.

Nuk dihet nëse do të përhapet pasi shumë persona udhëtojnë në këtë periudhë për Vitin e Ri Kinez.

Deri tani, raste vdekje si pasojë e virusit janë raportuar në Tajlandë, Japoni dhe Korenë e Jugut./a.m/noa.al