Transmetuar më 20-01-2020, 15:30

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela priti në një takim ekspertët italianë të ardhur në vendin tonë, lidhur me tërmetin e 26 nëntorit.

Me kërkesë të kryeprokurorit, me ndihmën e misionit Pameka në Shqipëri, u mundësua vizita e një delegacioni ekspertësh italianë të kryesuar nga dy prokurorë të prokurorisë së Aquilas, Fabio Picuti dhe Michele Renzo.

Takimi i parë u zhvillua sot me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. Qëllimi i vizitës është dhënia e asistencës teknike mbi hetimet që lidhen me pasojat e tërmetit të datës 26 Nëntor 2019.

Delegacioni Italian përfaqësohet nga dy prokurorë të Aquilas përgjegjës për hetime të ngjashme në Itali, një inxhinier si edhe dy oficerë të policisë gjyqësore.

Delegacioni do të zhvillojë sot dhe nesër takime në Durrës me prokurorë të Durrësit dhe Krujës që po hetojnë çështjet që lidhen me pasojat e tërmetit. /a.y/noa.al