Trefishohen rastet e të prekurve nga virusi misterioz dhe vdekjeprurës
Transmetuar më 20-01-2020, 14:37
Foto ilustruese

Numri i njerëzve të infektuar me virusin e ri në Kinë është trefishuar gjatë fundjavës.

Virusi është përhapur më shumë në Wuhan dhe në qytete të tjera të mëdha.

Tani ka më shumë se 200 raste të diagnostikuar me virusin, që është sëmundje e frymëmarrjes. Fillimisht u zbulua në Pekin, Shanghai dhe Shenzhen.

Tre persona kanë vdekur si pasojë e saj që janë raportuar në Japoni, Tajlandë dhe Korenë e Jugut.

Përhapja e virusit vjen ndërsa miliona kinezë përgatiten të udhëtojnë për pushimet e Vitit të Ri kinez.

Zyrtarët shëndetësorë kanë identifikuar infeksionin, i cili u shfaq për herë të parë në Ëuhan në dhjetor, si një lloj coronavirus. Ata thonë se kjo ka çuar në një shpërthim të pneumonisë virale.

Edhe pse shpërthimi besohet të ketë origjinën nga një treg, zyrtarët dhe shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë ende si është përahpur./a.m/noa.al

Loading...
Loading...