Transmetuar më 20-01-2020, 12:44

Askush nuk e dinte që ishte shtatzënë, kështu që befasia në një shkollë në Campobasso, Itali ishte shumë e madhe kur një gjimnaziste e re u ndje keq dhe lindi pas pak në banjën e shkollës. Siç tregojnë kronikat lokale, kjo është ajo që ndodhi të shtunën e kaluar gjatë një mëngjesi normal të klasës në shkollë.

Sipas lajmeve të para, vajza do të kishte ndjerë dhimbje në bark dhe do të kishte kërkuar të shkonte në banjë por këtu e kuptoi që ajo ishte gati të lindte fëmijën që mbante dhe se e kishte mbajtur të fshehur nga të gjithë.

Thirrjet e shtatëmbëdhjetë vjeçares alarmuan mësuesit dhe bashkëpunëtorët e shkollës, të cilët më pas nxituan në banjë, duke lëshuar alarmin me një telefonatë në 118.

Lindja, megjithatë, ishte tashmë në zhvillim e sipër dhe, duke pritur një ambulancë, ishte një punonjës shëndetësor në telefon për të udhëhequr të renë dhe personin që e ndihmonte. Megjithë befasinë, ngutjen dhe nxitimin dhe frikën normale të një ngjarje vërtet të pazakontë për një shkollë, për fat të mirë gjithçka përfundoi në mënyrën më të mirë.

Nëna e re dhe vajza e vogël u shpëtuan nga operatorët që ndërhynë në vend dhe u transportuan me urgjencë në spitalin Cardarelli në Campobasso.

Të dyja ishin shtruar në spital, nëna në repartin e gjinekologjisë ku kushtet e saj gjykohen të jenë normale, dhe e vogla në repartin e Neonatologjisë për lindje të parakohshme. Në fakt, nëna e re ishte vetëm në muajin e shtatë të shtatëzanisë dhe fëmija lindi me një peshë pak më shumë se dy kilogramë.

Ajo aktualisht është nën vëzhgim nga mjekët dhe do të duhet të kalojë disa ditë në spital, por gjendja e saj nuk do të shkaktonte shqetësim të veçantë./b.l/noa.al/