Transmetuar më 20-01-2020, 08:49

Kush është i pasur jeton më shumë! Këtë gjë e tregon një studim i ri i cili thotë se të qenit i/e pasur, shton jetëgjatësinë me nëntë vite.

Në studimin në fjalë u morën parasysh faktorët ekonomikë dhe social që i shtynin personat e moshuar që të sëmuren, duke analizuar për dhjetë vite rreth 10 mijë qytetarë britanikë dhe 14 mijë amerikanë me moshë mesatare mbi 50 vjeç.

Kampioni i analizuar u nda në grupe në bazë të të ardhurave dhe pasurisë familjare. Kështu personat me gjendje më të mirë shëndetësore, mund të jetonin edhe 31 vite të tjera pa probleme shëndetësore. Ndërsa kush bënte pjesë në grupin e më të varfërve, mund të jetonte mesatarisht edhe 22 vite të tjera.

Ishte studiuesja italiane Paola Zaninotto, e “La Sapienza”, aktualisht docente e epidemiologjisë në University College në Londër ajo që kreu studimin, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën shkencore “Journal of Gerontology”.

Zaninotto thotë se është i ditur fakti që të ardhurat ekonomike ndihmojnë për të pasur një shëndet më të mirë, por studimi zbuloi se personat që jasnë më të pasur jetojnë mesatarisht nëntë vite më shumë se ata që janë më të varfër. /a.y/noa.al