Alarmi/ Frikë nga një epidemi globale, rastet në rritje të virusit misterioz dhe vdekjeprurës në Kinë
Transmetuar më 19-01-2020, 20:51

Një virus misterioz raportohet se o përhapet në Kinë, duke vënë autoritetet në alarm.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë infektuar nga virusin e ri të quajtur koronavirus. Deri më tani janë raportuar 45 raste me grip, në Wuhan.

Por po shtohet frika për përhapje të mëtejshme, ndërsa qindra miliona njerëz udhëtojnë për të festuar Vitin e Ri kinez.

Sipas një deklarate të lëshuar nga komisioni shëndetësor në qytetin Wuhan, tre persona janë në gjendje të rëndë ndërsa janë regjistruar 62 rastet me këtë virus në Kinë.

Sipas mediave vendase dy raste janë raportuar në respektivisht në Tajlandë dhe Japoni, bëhej fjalë për persona që kishin vizituar qytetin Wuhan.

Zyrtarët në Wuhan kanë njoftuar raste të reja pothuajse çdo ditë që nga 11 janari dhe njoftimi më i fundit për 17 persona të infektuar është numri më e lartë i raportuar që nga atëherë.

​Ndërkohë zyrtarët amerikanë të shëndetësisë janë tashmë të pranishëm në aeroportet e San Françiskos, Los Anxhelosit dhe Nju Jorkut.

Ata kontrollojnë pasagjerët që vijnë nga qyteti Wuhan, në Kinën qendrore, ku ka shpërthyer një virozë pneumonie. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn, bisedoi me pasagjerët që mbërrijnë në San Françisko.

Virusi mendohet të ketë filluar në Wuhan, një qytet në Kinën qendrore. Është pjesë e të njëjtës familje të viruseve koronare si SARS (sindroma e rëndë akute e rrugëve respiratore), që vrau gati 800 persona nëpër botë kur u përhap 17 vite më parë. Edhe SARS-i pati filluar nga Kina.

Shqetësimet e zyrtarëve të shëndetësisë shtohen nga fakti se shumë prej 1.4 miliardë kinezëve pritet të udhëtojnë jashtë vendit për pushimet e Vitit të Ri Hënor që fillon këtë javë.

/NOA.al

Loading...
Loading...