Transmetuar më 19-01-2020, 14:50

Pasi veriu i vendit u godit pak më parë nga dy tërmete, një në Kukës dhe tjetri në Dibër, vjen një reagim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes.

Përmes një njoftimi zyrtar Ministrja e Mbrojtjes njofton se nga tërmetet, nuk raportohet të ketë pasur dëme.

“Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitude 3.8 dhe 3.9 të shkallës rihter janë ndier në Dibër e Kukës. Nuk raportohen dëme nga shtabet e EC në këto dy bashki”, thuhet në njoftim.

Mesditën e sotme një tërmet me magnitudë 4.4 është regjistruar rreth 15 km në veriperëndim të Peshkopisë. Tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 km. Tërmeti është regjistruar rreth orës 12:38 minuta të ditës.

Igjeum, jep një tjetër fuqi të tërmetit, atë me magnitudë prej 3.9, rreth 12 km në Jugperëndim të Kukësit.

Ndërkohë, një tjetër tërmet me magnitudë prej 3.8 ka goditur zonën e Kurbneshit, tërmeti është regjistruar rreth orës 13:52 me orën lokale, 68 km larg Tiranës./b.l/noa.al/