Transmetuar më 19-01-2020, 14:01

Një lëkundje sizmike u ndje para pak minutash në Shqipëri.

Tërmeti u regjistrua në orën 13.38 me epiqendër 15 km në veriperëndim të qytetit të Peshkopisë, raporton noa.al duke cituar EMSC.

Tërmeti kishte fuqinë 4.4 ballë të shkallës Rihter dhe intensitetin makrosizmik 4 ballë të shkallës Merkali.

Ai kishte thellësi 10 km gjendej 64 km në verilindje të Tiranës.

Nuk ka raporte deri tani për dëme.