Maska më e thjeshtë për fytyrën ka një përbërës të jashtëzakonshëm
Transmetuar më 19-01-2020, 13:16

Vajza, nëse një nga qëllimet tuaja është të kujdeseni pak më shumë për veten, atëherë po ju ndihmojmë pak në këtë drejtim. Kjo periudhë mund të jetë jashtëzakonisht e ndjeshme në lëkurën tuaj, ndaj duhet të bëni vërtet shumë kujdes për lëkurën me një maskë fytyre shumë të thjeshtë.

Dhe nuk ka nevojë të shpenzoni shumë. Vetëm gjeni pak kohë në fundjavë për ta bërë vetë maskën me mjaltë. Ja se si.

Recetat e maskave të fytyrës janë të pafundme. Por një përbërës shumë popullor, i gjithanshëm dhe i mirë për lëkurën është mjalti. Nëse do ta hidratosh, ta pastrosh apo ta bësh fytyrën të shkëlqejë, thjesht eksperimento duke përzier disa përbërës. E vërteta është që keni nevojë vetëm për 2 lugë mjaltë (në fund të fundit, kjo është baza).

Disa kombinime me mjaltë janë të shpejta dhe të lehta, si ky me mjaltë dhe vaj kokosi. Po, kjo është gjithçka që ju nevojitet. Thjesht, përziejini të dy përbërësit dhe kaq ju duhet për të hidratuar lëkurën.

Nëse dëshironi të pastroni poret, mund të provoni mjaltë dhe limon. Nëse doni që fytyra të shkëlqejë, provoni mjaltë dhe kos. Një tjetër maskë me mjaltë që nuk duhet ta anashkaloni është mjaltë, kanellë dhe sodë buke, veçanërisht nëse keni fytyrë me probleme./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...