Transmetuar më 18-01-2020, 22:44

Një krim i rëndë në familje është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Utah të Amerikës.

Një adoleshent, i cili është arrestuar, ka qëlluar me armë ndaj katër anëtarëve të familjes, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Një person i pestë është dërguar në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka konfirmuar se në mes të katër viktimave ka edhe fëmijë, të cilët janë anëtarë të familjes së sulmuesit. Megjithatë nuk dihet ende lidhja familjare mes tyre dhe auoritetet po vijojnë hetimet, raporton Deseret News.

"Është një tragjedi e tmerrshme që ka ndodhur këtë mbrëmje. Jam i sigurt që do të na duhen ditë për të mësuar se çfarë ndodhi ose përse ndodhi. Kjo është zakonisht një lagje e qetë, dhe në çdo moment, kur përfshihen fëmijë, bëhet akoma më prekëse", tha shefi i policisë së Utah.

Autoritetet nuk i kanë zbuluar ende emrat, moshën apo marrëdhënien mes katër personave që u vranë.

Sulmuesi ndodhet në polici, prandaj i ka është bërë thirrje banorëve që të mos frikësohen pasi janë të sigurt. /a.m/noa.al