Transmetuar më 18-01-2020, 14:40

Nën akuzë se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës dhe një kolegen e saj, duke përfituar nga mungesa e të shoqit, një mësuese amerikane u arrestua nga policia.

40-vjeçarja Joyce Churchwell, nga Tulsa, në Oklahoma, e kishte ftuar nxënësin në shtëpi, duke përfituar nga fakti se i shoqi nuk ishte në shtëpi, ndërsa e priste bashkë me një miken e saj për ta bërë treshe.

Mësuesja e kishte joshur nxënësin nëpërmjet rrjetit social Facebook, pasi ajo jepte mësim në shkollën që i riu frekuentonte. Fillimisht i kishte dërguar fotografi të nxehta dhe më tej e kishte ftuar në shtëpi.

Ishte nëna e 18-vjeçarit ajo që nëri denoncim në polici, ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje, 40-vjeçarja e arrestuar më 15 janar i pranoi akuzat.

Kjo bëri që Churchwell, të shkarkohet nga puna dhe të vihet nën akuzë për abuzim seksual. Pavarësisht moshës madhore të nxënësit, gjyqtarët mendojnë se pozicioni i gruas e ka kushtëzuar atë, shkruan noa.al.

Ndërkohë mësuesja tjetër e përfshirë në raportin tresh, pranoi se kishte shkuar me ta, u përjashtua nga shkolla, por nuk u vu nën akuzë. /a.y/noa.al