Transmetuar më 18-01-2020, 14:12

Një vajzë 13 vjeç ka ngelur shtatzënë me një djalë vetëm 10 vjeç! Dy fëmijët frekuentojnë shkolla të ndryshme në teritorin rus të Krasnoyarsk, por janë miq qysh në moshë fare të vogël.

Sipas mediave vendase, e mitura mbështetet nga familja e saj, e cila dëshiron që shtatzënia të shkojë deri në fund.

Ndërkohë policia ka nisur një hetim për të sqaruar situatat, teksa drejtuesit e shkollës së vajzës kanë deklaruar se i është ofruar gjithë asistenca e nevojshme.

Në një deklaratë policia tha se, “Më 13 janar 2020 morëm informacion nga mjekët e institutit shëndetësor shtetëror Budget KB 51 në qytetin e Zheleznogorsk, lidhur me shtatzëninë e një vajze 13 vjeç. Komiteti hetues ka nisur një hetim dhe do të marrin një vendim”.

Nikolai Skorobogatov, një pediatër në zonën ku ndodhi ngjarja, shprehu dyshimet nëse 10-vjeçari mund të jetë vërtetë babai i foshnjës, ndonëse tha se teorikisht është e mundur.

Pritet një aanalizë e thelluar për të miturën dhe fetusin që ndodhet në barkun e saj, për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al