Transmetuar më 18-01-2020, 08:41

Një grup prej mbi 30 protestuesish, tentuan që të hyjnë brenda teatrit në Paris mbrëmjen e së premtes, aty ku Presidenti Emmanuel Macron dhe e shoqja Brigitte, po shihnin një shfaqje.

Tentativa e sulmit u frenua nga policia, ku Macron dhe e shoqja u siguruan dhe më tej mundën që të hyjnë në sallë.

Macron dhe Brigitte po merrnin pjesë në teatrin ‘Bouffe du Nord’ për shfaqjen “La Mouche”.

Në një deklaratë pas incidentit zyra e Macron tha se “Presidenti do të vijojë të shkojë në teatër siç dhe është mësuar,

dhe do të lejojë aksionet politike deri kur ato të mos cenojnë lirinë e shprehjes, lirinë e artistëve dhe lirinë e krijimit”. /a.y/noa.al