Transmetuar më 18-01-2020, 08:06

Agjencia hapësinore NASA dhe NOAA (National Oceanic and atmospheric administration) thonë se pesë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtit që nga viti 1880, ose thënë ndryshe që nga momenti kur u regjistruan temperaturat në planet.

Dy agjencitë nënvizojnë ndër të tjera se viti 2019, ishte i dyti më i nxehtë pas vitit 2016, kur në tokë u shënuan temperatura rekord,

duke konfirmuar kështu trendin rritës të temperaturave në planet.

Por situata duket se është e destinuar që të përkeqësohet sërish, për shkak të çlirimit të gazit, ku pritet një rritje temperaturash nga 3 deri në 5 gradë, brenda fundit të shekullit.

Deri më tani temperatura globale është rritur me 1.1 gradë dhe nxehtësia në oqean është në nivele rekord. /a.y/noa.al