Transmetuar më 17-01-2020, 21:59

Djali adoleshent, 18 vjeç, i cili u bë i njohur kur ishte tre-vjeçar, si i padisiplinuar, në një show televiziv britanik, është burgosur për 10 vjet për përdhunimin e tmerrshëm të një shtetaseje të huaj.

Jakob Young, 18 vjeç, e përdhunoi viktimën në shtëpinë e saj derisa e la pa vetëdije.

Gjykata dëgjoi se ai abuzonte me vajzat e reja dhe madje u bënte foto pa pëlqimin e tyre.

Ai u shpall fajtor për përdhunim, duke kryer dëmtime trupore dhe vjedhje.

Gjykatësi tha se Young kishte një ‘formë ekstreme të kuriozitetit seksual ose një fantazi jo të shëndetshme”, sipas BBC.

/NOA.al