Transmetuar më 17-01-2020, 13:29

Reperi i famshëm Fero thuhet se është në një lidhje dashurie me modelen Arbenita Ismajli, ndonëse kanë disa kohë që nuk postojnë imazhe bashkë.

Së fundmi, është publikuar një video me një djalë tjetër, me të cilin shkëmben puthje tepër pasionante.

Video është postuar nga faqja “Vipat e bllokut” në Instagram, dhe të dy filmojnë veten gjatë momentit romantik.

Ende nuk dihet nëse pamjet janë realizuar para lidhjes me Feron dhe Arbenita nuk ka reaguar ende.

As identiteti i djalit me të cilin shfaqet duke u puthur nuk dihet. /a.m/noa.al