Transmetuar më 17-01-2020, 11:54

Kanceri i vezores është i pesti më i zakonshëm në mesin e grave. Një vrasës shumë agresiv dhe i vështirë për t’u vërejtur në vend. Ka dhjetë simptoma të zakonshme që mund të tregojnë kancerin e vezores.

Shenjat që mund të shfaqen në çdo fazë të sëmundjes. Shumë probleme shëndetësore mund të shkaktojnë të njëjtat simptoma, kështu që ju duhet të këshilloheni me mjekun tuaj për t’i dalluar ato nga sëmundjet e tjera.

Dhimbja e shpeshtë e shpinës, veçanërisht nëse nuk vuani nga artriti ose osteoporoza, mund të tregojnë probleme shëndetësore që kërkojnë një vizitë të plotë.

Dhimbja në pjesën e poshtme të barkut, rëndimi në pjesën e legenit mund të jetë gjithashtu një simptomë e kancerit të vezores. Nëse keni cikle menstruale jonormale, është më mirë të bëni analiza të mëtejshme.

Një simptomë tjetër është rraskapitja ekstreme dhe ngopja e shpejtë që mund të ngatërrohet me një problem tretës. Përveç kësaj, mjekët thonë se nëse përjetoni dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, kjo mund të tregojë se jeni në fazën e parë të një kanceri ovarian. Mos e nënvlerësoni vjelljen, barkun e fryrë ose rritjen e tepërt të flokëve.

Ndërsa disa gra humbasin flokët, kur vuajnë nga kanceri i vezoreve. Më në fund, trakti tretës është zona që mund të preket më së shumti nga kanceri. Pra, fazat e hershme mund të shkaktojnë probleme me tretjen./b.l/noa.al/