Transmetuar më 17-01-2020, 08:49

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka reaguar me anë të një mesazhi ngushëllimi për ndarjen nga jeta ditën e djeshme të aktorit të njohur shqiptar Xhevdet Ferri.

Në mesazhin e tij Ruçi shprehet se u largua nga asi i kinematografisë shqiptare, ndërsa thekson se galeria e roleve të Xhevdetit, rikrijim i historisë.

"U largua asi i kinematografisë shqiptare. Galeria e roleve të Xhevdetit, rikrijim i historisë. Xhevdet Ferri i dha dinjitet figurës së deputetit", shkruan Ruçi.

Xhevdet Ferri, u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë tumaroale. Prej disa ditësh ai ndodhej në reanimacion dhe po luftonte me vdekjen./b.l/noa.al/