Transmetuar më 16-01-2020, 19:46

Në dilemën mes maces dhe nipit, kjo gjyshe zgjedh macen. Një incident i jashtëzakonshëm ka ndodhur pak ditë më parë në Kinë, përkatësisht në qytetin e Nanchong.

Gjyshja pa macen e saj të bllokuar dy kate poshtë apartamentit të saj dhe lidhi me litar nipin 7-vjeçar për ta marrë.

Iniciativa e saj tepër e rrezikshme rezultoi me sukses për vogëlushin, i cili për fat të mirë nuk pësoi asnjë dëmtim. Njëkohësisht edhe macja u shpëtua./b.l/noa.al/