Tentoi të trafikonte zogj, si u kap 54-vjeçari në aeroport
Transmetuar më 16-01-2020, 16:26

Një burrë belg është arrestuar në aeroportin Lima në Peru me 20 zogj të gjallë në valixhen e tij.

Hugo Conings, 54 vjeç, u kap duke tentuar që të kontrabandonte zogjtë jashtë vendit në kuti të vogla kartoni, thanë oficerët.

Autoritetet shtuan se ishte duke planifikuar që të fluturonte në Madrid, Spanjë, për të shitur zogjtë të cilat ishin të gjitha specie të mbrojtura.

Ndërsa të gjithë zogjtë mbijetuan, kishte shenja të dehidrimit dhe stresit pasi kaluan disa orë në kuti.

Conings u arrestua të hënën dhe mund të vuajë deri në pesë vjet burg për trafikim të paligjshëm të jetës së egër.

Trafikimi i paligjshëm që vazhdon të kërcënojë speciet vendase konsiderohet si një nga shkaqet kryesore të humbjes së biodiversitetit në vend. /a.m/noa.al

Loading...
Loading...