Transmetuar më 16-01-2020, 13:27

“I ngjan shumë tim shoqi”. Me këto fjalë u justifikua Laura Bucy, 34 vjeçe nga Twinsburg, në Ohio, pasi u akuzua për abuzim me të mitur.

Gruaja e cila punon si mësuese, kishte joshur një nxënësin e saj 17 vjeç duke e detyruar që të pijë alkool dhe të kryejë raporte seksuale me të.

Denoncimi u bë nga prindërit e djalit, të cilët vunë re ndryshime tek i biri, i cili dukej më i ndrydhur dhe se pinte fshehurazi alkool, pasi i gjetën shishet bosh.

Mësuesja e cila jepte mësim në shkenca familjare, pranë Twinsburg High School në Ohio, SHBA, kishte lidhur miqësi me nxënësin, duke përfituar nga mosha e tij.

Për muaj me radhë kishte bërë seks me të edhe në shkollë, duke iu lutur të mos tregonte se çfarë bënte me të, pasi mund të humbte punën dhe fëmijët, shkruan noa.al.

I riu tregoi se kishte heshtur nga frika se mos ajo hakmerrej ndaj tij, duke i hapur probleme në shkollë. Gruaja pranoi pranoi akuzat, si dhe kërkoi ndjesë ndaj të riut dhe familjes së tij.

Në seancën e kësaj të hëne i riu u dënua me 5 vite burg për abuzim me të mitur. /a.y/noa.al