Transmetuar më 16-01-2020, 10:12

Kishte shkuar për të marrë vajzën në shkollë, ashtu siç bënte çdo ditë, kur papritur u ndje keq. Eleonora Malaguti u shua pasdite e 13 janarit, kur një dhimbje e fortë, e zuri teksa po udhëtonte me makinën e saj ‘Fiat Punto’ në Vigarano Pieve, provincë e Ferrara në Itali.

Gruaja pasi kishte marrë vajzën në shkollë, ishte duke shkuar për në shtëpi bashkë me të dhe një shoqen e saj. Pasi ndjeu dhimbjen, ajo arriti që të manovrojë dhe të parkojë makinën ndërsa më tej humbi ndjenjat.

Ulërimat e vajzës dhe lajmërimi i ndihmës së shpejtë nuk arritën që ti shpëtonin jetën gruas, pasi 45-vjeçara gjeti vdekjen prej infarktit.

Ndihma e shpejtë tentoi që ta përmendte gruan, por ajo kishte gjetur vdekjen.

Eleonora lë pas një vajzë, një djalë dhe të shoqin. Veprimi i fundit i saj mes dhimbjes, ishte parkimi i mjetit, duke mos rrezikuar kështu as beten dhe as shoqen e saj. /a.y/noa.al